Kreu i PD Sali Berisha tha se Ergys Agasi ka disponuar informacione të pakufishme. Sipas Berishës ka qenë një rrezik edhe për NATO-n. Më tej ngriti pretendimin se arrestimi i Agasit mund të jetë i negociuar.
“Informacionet që ka disponuar Agasi ka qenë të pakufishme. Ka qenë një rrezik për NATO-n. Të gjitha të dhënat e sistemit TIMS ia ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve. Ndaj edhe thirrja ime, për organizatat ndërkombëtare, Europol, Eurojust të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionin e hetimit. Ka nën kontroll të plotë Edi Ramën dhe e mbyll këtë me thirrje për dorëheqje të Ramës, sepse nuk është gjë tjetër vetëm një Agas në karrigen e kryeministrit.
Në rast se ky është arrestim i negociuar, s’ka diskutim që është i negociuar nga Edi Rama. Dhe më pas bëhet një proces si në rastin e Beqajt që i thonë dënohesh me kaq paçka se në anën tjetër janë 800 mln koncensione të shëndetësisë dhe nuk thuhet asnjë fjalë. Pra Edi Rama arrin nëpërmjet kontrollit që ka me SPAK ta ripërsërisë. Bllako sot është këshilltar i Bajram Begaj. Kush paguan më shumë ngjitet më lart.
Ka shumë mundësi që Rama bëri marrëveshje për të mbyllur dosjen. Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet, por nallanet dhe pantallonat e shkurtra më shumë flasin për tezën e parë. Por mundet që ndikimi i Lubisë tek drejtori aktual i Përgjithshëm është patologjik. Çfarë do t’i sillte kjo Lubisë nëse e ka bërë? Kjo shtrinte lakun jo vetëm në fytin ë e Ramës, por edhe të Linda Ramës. Pra nëse ti lëkundesh në mbrojtjen ndaj Lubisë, atëherë nuk do shkosh vetëm ti por do jetë edhe Linda , patronazhistja e AKSHI-t që do të ndjekë”, tha Berisha.
Facts Only
* Agasi possessed extensive information.
* The information posed a risk to NATO.
* All data from the TIMS system was given to NATO's enemies and the Tulip cartel.
* A request was made to international organizations, Europol, and Eurojust for monitoring and redefining the investigation.
* Edi Rama and the Ministry of Justice have full control.
* A request for the handover of Rama is mentioned.
* The arrest might be negotiated.
* In a comparable case, sentencing was based on health concessions, and no statement was made regarding 800 million health concessions.
Executive Summary
Full Take
Sentinel — Human
The text exhibits characteristics consistent with human-written commentary or investigative reporting, focusing on complex political narratives rather than objective reporting of facts.
