Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar kryeministren italiane, Giorgia Meloni, si një “person të mirë”, por e ka kritikuar atë për dështimin për të ndihmuar në luftën e Iranit.
Trump i bëri këto komente për gazetarët në Turqi, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, me komentet e tij që shënojnë momentin e fundit në një përplasje diplomatike me Melonin.
Sipas Trumpit, marrëdhënia e tij me Melonin "u përkeqësua pak sepse ajo refuzoi t’i ndihmonte me Iranin”.
"Ajo refuzoi të përfshihej, kështu që kjo e prishi pak marrëdhënien time me të. Por më pëlqen. Mendoj se është një person i mirë, në fakt. Por mendoj se bëri një gabim", deklaroi ai.
Meloni dikur shihej si aleate e ngushtë e Trumpit, por marrëdhënia e tyre u prish muajin e kaluar kur ai i tha kanalit televiziv italian La7 se ajo i ishte “lutur” të bënte një foto me të në një samit të G7 në Francë.
Meloni e mohoi pretendimin dhe e akuzoi atë për sajimin e historisë.
Në mars, Italia mohoi lejen që aeroplanët ushtarakë amerikanë të uleshin në një bazë ajrore në Sicili përpara se të niseshin për në Lindjen e Mesme, sepse Uashingtoni nuk kishte kërkuar autorizim nga Roma.
Meloni kritikoi gjithashtu Trumpin për sulmin ndaj Papa Leos për dënimin e tij të luftës së Iranit në fillim të këtij viti. /Telegrafi/
Sentinel — Human
This text functions as a summary of reported diplomatic tensions involving Donald Trump and Giorgia Meloni, relying on cited events to construct a narrative rather than generating novel analysis.
