Skip to content
Chimera readability score 73 out of 100, Expert reading level.

Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në gjykatë kundërshtimet ndaj akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-deputetes, duke pretenduar se çështja nuk ka bazë penale dhe se hetimi është i motivuar politikisht. Gjatë seancës, Llanaj deklaroi se edhe vetë SPAK ka pranuar se blerja e vilës nuk lidhet me korrupsionin.
“Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël”, u shpreh avokati. Deklarata solli ndërhyrjen e gjyqtarit Erion Bani, i cili i kërkoi avokatit të ruante solemnitetin e seancës dhe të shmangte terma që mund të cenonin institucionin e drejtësisë.
Llanaj u përgjigj se fjala “vegël” nuk ishte fyese, por nënkuptonte “instrument”. Në vijim, mbrojtja kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi të ri kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke kundërshtuar ekspertizën e përdorur nga SPAK. Sipas avokatit, ekspertiza aktuale është e njëanshme dhe duhet të konsiderohet e pavlefshme.
“Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Ky është momenti për të caktuar një ekspert të pavarur ose një grup ekspertësh, pasi bëhet fjalë për një provë thelbësore”, deklaroi Llanaj. Mbrojtja kërkoi gjithashtu marrjen në pyetje të Adrian Shatkut përmes letërporosisë, duke pretenduar se dëshmia e tij mund të sqarojë rolin e Kryemadhit në një marrëveshje mes kompanisë së tij UNIFI dhe Vodafone Albania.
Avokati tha se Shatku mund të sqarojë mënyrën e njohjes me Kryemadhin, si nisi kontrata me Vodafone dhe nëse ish-deputetja kishte kompetencë për të negociuar një marrëveshje të tillë. Sipas SPAK, Adrian Shatku kërkonte që kompania UNIFI të lidhte një kontratë ndërkombëtare interkoneksioni me Vodafone Albania. Prokuroria pretendon se nga komunikimet e gjetura në telefonin e Monika Kryemadhit rezulton se ajo dhe Ilir Meta janë angazhuar për të ndihmuar në realizimin e kësaj marrëveshjeje. Në dosje përmenden komunikime me drejtues të Vodafone Albania dhe biseda me Shatkun për zhvillimin e negociatave. Pikërisht për këtë arsye, mbrojtja kërkoi edhe dëshminë e një shtetasi afrikano-jugor, i cili sipas avokatit mund të sqarojë nëse Kryemadhi kishte rol real në këtë proces. Gjithashtu, Redi Llanaj kërkoi që në proces të pyeten edhe disa persona të tjerë, mes tyre Esmeralda Shkjau, Vali Bizhga, kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si dhe deputetë që kanë propozuar ndryshime në ligjin nr. 134/2014.
Mbrojtja pretendon se këto dëshmi janë të nevojshme për të sqaruar rrethanat e çështjes dhe për të kundërshtuar pretendimet e ngritura nga SPAK.

Sentinel — Human

Confidence

The text exhibits characteristics consistent with human legal reporting or advocacy summaries, focusing on procedural actions and specific requests within a court context.

Signals Detected
low severity: Sentence length variance is varied; rhetorical structure flows logically based on legal proceedings.
low severity: The text maintains a specific focus (legal defense strategy) and coherently links assertions to the actions taken during court sessions.
low severity: Information flow follows a logical progression: initial denial -> expert witness request -> specific evidence sought; typical of legal reporting.
severity: The text relies on direct quotes and specific procedural details, which are hard to fabricate without deep context.
Human Indicators
Use of specific legal terminology (SPAK, akt-ekspertim, dëshmia) suggests domain familiarity.
The strategic framing of the defense arguments demonstrates an understanding of adversarial legal positioning rather than purely informational delivery.
Debate në seancën në GJKKO për ish-çiftin Meta, avokati i Kryemadhit: Çështja është politike, jo penale! — Arc Codex